LAJMI I FUNDIT:

Facebook i bën miliardat nga përdoruesit mobil

Facebook i bën miliardat nga përdoruesit mobil

Rrjeti social Facebook po i afrohet shpejtë shifrës prej një miliardë përdoruesve ditore active, të cilët lidhen në faqe nga telefonat dhe tabletët e tyre.

Më saktë, rrjeti social tani ka arritur në shifrën prej 935 milionë përdoruesve në dhjetor, dhe me këtë ka shënuar një ngritje prej 25% nga viti në vit.

Reklamat nga pajisjet mobile tani përbëjnë pothuajse 80% të të ardhurave të përgjithshme të kompanisë, ndërsa pjesa e mbetur e reklamave vjen nga kompjuerët desktop.

Për vitin në tërësi, shitjet e Facebook kanë arritur në rreth 18 miliard dollarë, nga rreth 12 miliardë dollarë sa ishin në vitin paraprak.