LAJMI I FUNDIT:

Facebook blen TagTile

Facebook blen TagTile

Facebook ka vazhduar blerjet pranverore, dhe kësaj here bleu kompaninë TagTile.

Bëhet fjalë për një kompani të vogël e cila tregtarëve u ofron një pajisje të vogël harduerike të cilën blerësit mund ta prekin me telefonin e vet celularë gjatë blerjes ashtu që në kombinim me aplikacionin përkatës softuerik në telefonin mobil të marrin kupona, poenë të lojalitetit dhe aksione tjera promocioni.

Në mesazhin në faqet e veta TagTile thekson se Facebook ka blerë gati tërë pronën e kompanisë, por nuk theksohet se sa ka paguar për këtë. /Telegrafi/