LAJMI I FUNDIT:

Fabrika e Municionit dhe ajo e Baterive mbesin jashtë statutit të “Trepçës”

Fabrika e Municionit dhe ajo e Baterive mbesin jashtë statutit të “Trepçës”

Ndërmarrja “Trepça”, e cila në të kaluarën ishte promotore e zhvillimit ekonomike, tani në saje të rrethanave politike vazhdon të operojë me humbje.

Debati i fundit për draftstatutin e Ndërmarrjes “Trepça” ka ngjallur reagime të shumta. Sindikata e Pavarur e Minatorëve ka kërkuar që çështjet sociale të hyjnë në draftstatutin e Ndërmarrjes “Trepça”, në anën tjetër përfaqësues të Bordit Mbikëqyrës të kësaj ndërmarrje kanë pohuar se çështjet sociale duhet të zgjidhen me Ligj të veçantë për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes “Trepça”.


Sipas informacioneve që ka siguruar gazeta “Epoka e Re”, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik janë dorëzuar dy versione të draftstatutit të “Trepça” sh. a. Mirëpo, edhe përkundër kërkesave të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve lidhur me çështjet sociale, në draftstatutin që ka dorëzuar kjo sindikatë nuk janë përfshirë të gjitha njësitë e “Trepçës”.

Gazeta “Epoka e Re” ka siguruar një kopje të draftstatutit të ndërmarrjes “Trepça sh. a.”, që është dorëzuar nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Në këtë draftstatut vërehet se janë lënë anash shumë njësi të ndërmarrjes “Trepça” dhe çështjet sociale.

Sipas statutit të Sindikatës së Minatorëve, neni 6, themeluesit, pika 3.1, 3.2, 3.3, krijohen njësitë: Minierat me Flotacion Trepça – Stantërg, Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë, si dhe Minierat me Flotacion Kopaonik – Leposaviq. Kurse në pikën 4 të nenit 6 thuhet se: “Bazuar në studimin e fizibilitetit dhe arsyeshmërinë ekonomike e financiare, në përbërje të Trepça sh. a. formohen edhe këto njësi biznesore”: Metalurgjia e Plumbit, Metalurgjia e Zinkut, Industria Kimike. Por, në bazë të draftstatutit të Sindikatës njësitë dhe asetet të cilat janë lënë anash nga draftstatuti i sindikatës janë: Fabrika e Proceseve dhe Pajimeve, Fabrika e Baterive dhe Fabrika e Municionit. Të gjitha njësitë dhe asetet e lartcekura kanë mbetur jashtë draftstatutit të propozuar nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

Ndërkaq kryetari i Sindikatës së Trepçës, Shyqri Sadiku, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se të gjitha asetet e “Trepçës” janë të përfshira në draftstatutin e tyre.

I pyetur nëse e kanë përfshirë edhe Fabrikën e Municionit në këtë draftstatut, Sadiku është përgjigjur: “Po, edhe Fabrikën e Municionit e kemi përfshirë, e cila është në Skenderaj”. Ai ka thënë se asnjë aset të ndërmarrjes nuk e kanë përjashtuar. “Të gjitha asetet duhet të hyjnë në statut. Kemi kërkuar të formohet një komision nga Qeveria dhe nga njerëzit që e njohin ‘Trepçën’, pa përjashtuar akademikët e shkencave në Kosovë. Ne i kemi përfshirë 27 asete. Pra, nuk i përjashtojmë asetet dhe punëtorët të cilët kanë dhënë kontribut. Pos njësiteve biznesore që janë miniera e Stantërgut, e Artanës dhe e Kishnicës, përjashtuar këtu minierën e veriut që nuk ka qasje bordi”, ka thënë Sadiku. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori