LAJMI I FUNDIT:

Fabrika “E-Go” në Tetovë mbetet investim në letër, Despotovski: Topi është te qeveria

Fabrika “E-Go” në Tetovë mbetet investim në letër, Despotovski: Topi është te qeveria

11 muaj pas gurthemelit të fabrikës për prodhim të veturave elektrike “E-GO” në Tetovë, akoma mbeten në fazën përgatitore të dokumentacionit. Në Zonën e Zhvillimit Teknologjik-industrial në Tetovë edhe sot shihet një fushë e mbuluar me barë dhe një copë betoni që më 13 gusht 2022 u thurën lavde për investim kapital miliona eurosh.

U desh të bashkohen 4 parcela për t’i ofruar hapësirën e duhur projektit, siç u proklamua gjigant me një investim total prej 130 milion eurove. Por, brendi “E-GO” për të nisur punimet pret që 1/3 e parave të jepen nga shteti siç kishin marrëveshjen. Për zvarritjen e projektit, drejtori i ZZHT-së topin e hedh në Qeveris.


“Kompania arriti të nënshkruaj marrëveshje me tri firma ndërtimore vendore për ndërtim të objektit dhe për momentin Qeveria duhet të jep pëlqim të marrëveshjes për blerje të tokës, e cila është në partneritet publiko-privat. Për momentin topi është te Qeveria, presim pëlqimin e tyre japin dritë jeshile për blerjen dhe menjëherë pas saj do të jetë obligim i yni, i drejtorisë të bën përgatitje të terrenit sepse toka është bujqësore dhe ka rrezik nga vërshimet e ujit”, tha Jovan Despotovski, drejtor i ZZHT.

Megjithëse gjatë përurimit u tha se brenda 8 jave do nis ndërtimi i objektit ku planifikohet të prodhohen makina elektrike, pritet që 13 gushti 2023 të arrijnë buldozerët për nisur gërryerjen e themeleve. Kujtojmë se një vit më parë, më 13 gusht, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ministra dhe funksionarë të lartë të BDI-së u mblodhën në ceremoninë e fabrikës duke premtuar madje edhe mijëra punësime.

Pritshmëritë e tyre ishin që për një vit e gjysmë të lëshohet në përdorim fabrika. Nëse kjo do të bëhet realitet, në janar të 2024 “E-GO” duhet të pres shiritin për të nisur prodhimin e makinave elektrike.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori