Fabrizio Romano ka konfirmuar kalimin e mesfushorit të Liverpoolit, Fabinho në Al Ittihad.

Mesfushori braziliani ka kompletuar testet mjekësore te skuadra arabe dhe tani mbetet vetëm prezantimi.


“Fabinho ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i Al Ittihad, ja ku po shkojmë!", raporton Romano.

“Liverpool dhe Al Ittihad janë ende në pritje për të nënshkruar dokumentet, të miratuar nga testet mjekësore pasi është arritur marrëveshja verbale".

“Marrëveshja është duke u përfunduar dhe vulosur në kontratë trevjeçare”, bëri të ditur eksperti i transferimeve.

Fabinho është ylli më i fundit që ndjek rrugën e shumë futbollistëve që kaluan nga Evropa për në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

telegrafi sport app