LAJMI I FUNDIT:

Fabbricini konfirmon kandidatët për trajnerin e ri të Italisë

Fabbricini konfirmon kandidatët për trajnerin e ri të Italisë

Drejtuesi i përkohshëm i FIGC-së, Roberto Fabbricini, ka konfirmuar se Antonio Conte, Carlo Ancelotti, Claudio Ranieri dhe Roberto Mancini janë kandidatët për rolin e trajnerit për Kombëtaren e Italisë.

Giampiero Ventura u pushua para disa muajve pasi nuk arriti të kualifikonte Azzurët në Kupën Botërore dhe Carlo Tavecchio, kreu i Federatës dha dorëheqjen.

Kjo e la FIGC-në pa President, duke e bërë të vështirë për të emëruar një zëvendësim për Venturan.


Fabbricini emërohet drejtues i përkohshëm i FIGC-së
Lexo po ashtu Fabbricini emërohet drejtues i përkohshëm i FIGC-së

Zgjedhjet e mbajtura këtë javë nuk arritën të zgjedhin një President të ri, por komiteti olimpik italian, CONI, emëroi Fabbricinin si drejtues për të paktën gjashtë muaj dhe ky i fundit ka folur rreth emrave të trajnerit të ri të Italisë.

“Emrat janë ata që njihni”, konfirmoi fillimisht Fabbricini pas emërimit të tij si drejtues i FIGC-së.

Mancini: Nuk e përjashtoj mundësinë të jem trajner i Italisë, Juve favorit për Serie A
Lexo po ashtu Mancini: Nuk e përjashtoj mundësinë të jem trajner i Italisë, Juve favorit për Serie A

“Mancini ishte në Romë, por ne nuk e kontaktuam atë. Conte duket i gatshëm të drejtojë Azzurrët përsëri. Ancelotti hap dhe mbyll derën dhe as Ranieri nuk është jashtë”.

Ancelotti: Më ka kontaktuar Italia, asnjëherë Milani
Lexo po ashtu Ancelotti: Më ka kontaktuar Italia, asnjëherë Milani

“Nuk ka asnjë në ‘Pole-Position’, ne duhet të vlerësojmë pro dhe kundra”.

“Ne gjithashtu duhet të vlerësojmë disponueshmërinë e Federatës dhe t’i shpjegojmë atyre që do të vijnë pas nesh, që do të ketë qeverisje të re”, përfundoi kreu i përkohshëm i FIGC-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori