FA ka zgjedhur zëvendësuesin e Southgate dhe janë të gatshëm ta presin atë – emërimi duket i pamundur

Federata Angleze e Futbollit (FA) thuhet se ka zgjedhur zëvendësuesin e tyre ideal për Gareth Southgate dhe janë të përgatitur ta presin atë.
Të martën u njoftua se Southgate kishte përfunduar mandatin e tij tetë vjeçar në krye të kombëtares së Anglisë.
Humbja në finalen e Euro 2024 ndaj Spanjës, e shkaktuar nga një gol i Mikel Oyarzabal në Berlin, ishte ndeshja e 105-të dhe e fundit e Southgate në krye.
Pasi u ngjit nga U-21 në ekipin e parë më 2016, Southgate udhëhoqi Anglinë në dy finale dhe në vendin e katërt në Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.
Drejtuesit e FA kanë filluar tashmë procesin e zëvendësimit të Southgate, me emra si Eddie Hoëe dhe Graham Potter të lidhur ngushtë me rolin e trajnerit.
Dhe ndërsa ata do të preferonin që ky proces të përfundonte sa më shpejt, Miguel Delaney nga mediumi The Independent pohon se ata janë të gatshëm të presin trajnerin e tyre të ëndrrave siç bënë me Sarina Wiegman dhe ‘luaneshat’.
Sipas një raporti të ri, FA e sheh Pep Guardiolën si një “kandidat të jashtëzakonshëm” dhe do të ishte e përgatitur të emëronte një menaxher të përkohshëm përpara se të ndërmerrte gjithçka për spanjollin.
FA would consider putting in an interim – Carsley – if Guardiola were possible, and he left City at end of next season
Similar approach was used for Wiegman
A lot of complications, though, and Guardiola may not even decide until late in seasonhttps://t.co/YkOlm9b8B3
— Miguel Delaney (@MiguelDelaney) July 16, 2024
Më parë shanset për të sjellë gjashtë herë fituesin e Ligës Premier, Guardiola shiheshin si të pakta, por tani ekziston ndjenja se ai mund të jetë i disponueshëm në vitin 2025, kur kontrata e tij me Manchester City skadon.
City është ende duke punuar për ta bindur atë të qëndrojë, por çdo vendim do të varet nga Guardiola dhe do të merret në kohën e duhur.
Që kur u transferua te City në vitin 2016, Guardiola ka pasur një ndikim transformues në mënyrën se si luhet futbolli në këto brigje dhe ka ndihmuar zhvillimin e shumë lojtarëve anglezë.
Guardiola kuptohet se është kundër drejtimit të Spanjës për shkak se ai është një katalunas krenar, por ka shprehur një interes për menaxhimin e një kombëtareje.
Brazili është përpjekur ta marrë atë më parë, por FA do të përdorte sfidën për t’i dhënë fund pritjes së Anglisë për lavdi si një taktikë bindjeje.
Ndeshjet e ardhshme të Anglisë janë në shtator, kur ata do të përballen me Republikën e Irlandës dhe Finlandën në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas De Bruynes, Man City ia tregon derën edhe një tjetër ylli

Gjiganti i Ligës Premier ka gati ofertën e lartë për Nico Paz

Roli i saktë i Luka Modric në futbollin anglez zbulohet pasi investoi para te Swansea

Barcelona fërkon duart, Inaki Pena mund t'i sjell para pasi ka oferta për të

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Manchester United afër mbylljes së një nënshkrimi prej 73 milionësh eurosh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë