Miliarderi Bernard Arnault ka kritikuar qeverinë franceze për propozimin e një rritje taksash që do të godiste kompanitë më të vlefshme të Francës.
“Kur të ktheheni në Francë dhe të shihni se ne jemi gati të rrisim taksat me 40 për qind për kompanitë që prodhojnë në Francë, është e pabesueshme…”, ka thënë kreu i gjigantit të mallrave luksoze LVMH të martën, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.
Në vend të kësaj, Arnault vlerësoi “recetën ekonomike miqësore ndaj biznesit” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili po planifikon të ulë masivisht taksat dhe burokracinë, si dhe “të çlirojë energjinë amerikane”.
Ndryshe, 75-vjeçari, i cili është njeriu më i pasur në Evropë, mori pjesë në inaugurimin e Trump në Uashington javën e kaluar.
“Sapo jam kthyer nga SHBA dhe pashë erën e optimizmit që mbretëronte në atë vend. Dhe kur të ktheheni në Francë, është paksa një dush i ftohtë”, citohet të ketë thënë më tej Arnault.
Ligjvënësit francezë do të nisin të enjten negociatat mbi buxhetin e propozuar të kryeministrit François Bayrou për vitin 2025, i cili përfshin rritjen e taksave në vlerë prej 53 miliardë eurosh dhe shkurtime shpenzimesh që synojnë të frenojnë deficitin buxhetor të Francës në rritje.
Ndër këto masa është një rritje në normën e taksës së korporatave, e cila do të ngjitej në 41.2 për qind për korporatat fitimprurëse me një qarkullim prej më shumë se 3 miliardë euro, si LVMH.
Ministri i Financave Eric Lombard tha se masa e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi vetëm për një vit, por Arnault nuk i beson këtij premtimi.
“Askush nuk e beson”, tha ai në margjinat e konferencës për shtyp, raportoi e përditshmja franceze Le Figaro.
Ndërkohë ministri i Shërbimit Civil, Laurent Marcangeli u përgjigj duke thënë se rritja e taksave ishte “një e keqe e domosdoshme” në një intervistë me RTL të Francës të mërkurën.
Dhe me perspektivën ekonomike në Francë “që duket e zymtë”, Arnault tha se LVMH, e cila zotëron Louis Vuitton, Dior, Fendi dhe Moët & Chandon, po konsideron “seriozisht” hapjen e më shumë fabrikave në Shtetet e Bashkuara.
Një veprim i tillë do ta ndihmonte kompaninë të shmangte tarifat që Trump ka premtuar të zbatojë për mallrat e huaja të shitura në Shtetet e Bashkuara.
Kujtojmë se Trump ftoi bizneset e huaja të hapin dyqane në vendin e tij gjatë një paraqitje virtuale në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, javën e kaluar.
“Mesazhi im për çdo biznes në botë është shumë i thjeshtë: Ejani të bëni produktin tuaj në Amerikë dhe ne do t’ju japim taksat më të ulëta të çdo kombi në tokë”, tha Trump. “Nëse nuk e prodhoni produktin tuaj në Amerikë, që është prerogativa juaj, do t’ju duhet të paguani një tarifë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals - Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Më 6 shkurt mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale