Ky vlerësim vjen pas një studimi të bërë më 550 drejtor të teknologjisë informative në biznese të ndryshme në Evropë, të cilët deri në masën prej 67 për qind e bllokojnë përdorimin e Facebook në kompanitë e tyre.

Studimi i bërë nga Easynet dhe Ipanema Technologies gjithashtu ka ardhur në këto përfundime:


  • Përveç Facebook, 60 për qind e respondentëve bllokojnë qasjen edhe në YouTube.
  • 49 për qind e tyre bllokojnë qasjen në Tëitter
  • Dhe, 56 për qind e tyre bllokojnë qasjen për shikimin e videove online

Lexues: A keni punuar në ndonjë kompani e cila e bllokon qasjen në Facebook, apo rrjetet tjera sociale?