LAJMI I FUNDIT:

Evropa shënon rritje të rasteve me coronavirus, për herë të parë pas një muaji

Evropa shënon rritje të rasteve me coronavirus, për herë të parë pas një muaji

Evropa ka raportuar një rritje të rasteve me coronavirus për herë të parë në muaj, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH në Evropë, ai që ka thënë se ka akoma 20,000 raste të reja dhe 700 vdekje çdo ditë.


Siç thuhet më tej, janë parë 2,5 milionë raste të raportuara në Evropë që nga shpërthimi u “vu në kontroll”.

Ai tha: “Në disa vende në Evropë, ky rrezik tani është bërë realitet – 30 vende kanë parë rritje të rasteve të reja kumulative gjatë dy javëve të fundit.

“Në 11 prej këtyre vendeve, transmetimi i përshpejtuar ka çuar në ringjallje shumë domethënëse që nëse lihet pa kontroll do të shtyjë sistemet shëndetësore në prag të kolapsit, edhe një herë në Evropë”.

“Vende të tilla si Polonia, Gjermania, Spanja dhe Izraeli janë përgjigjur shpejt ndaj shpërthimeve të rrezikshme të COVID-19 të lidhura me shkollat, minierat e qymyrit dhe mjediset e prodhimit të ushqimit që kanë ndodhur gjatë disa javëve të fundit”.

Sipas Mirror, Anglia dhe Uellsi gjithashtu kanë vuajtur grupe të lokalizuara – kryesisht në impiantet e paketimit ose përpunimit të mishit.

Të martën, kryeministri Boris Johnson tha se Qeveria po heton shkakun, ndërsa këshilltari kryesor shkencor Sir Patrick Vallance tha se mjedisi i ftohtë në fabrika të tilla mund të jetë një faktor.

Ndërkohë në Gjermani, uzina më e madhe për përpunimin e mishit në Evropë pësoi një shpërthim të rasteve me COVID-19 i cili rezultoi me vendosjen në karantinë të afërsisht 7,000 njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori