LAJMI I FUNDIT:

Evetar Zeqiri emërohet kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it  

Evetar Zeqiri emërohet kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it  

Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it ka emëruar kryeshef ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri.

Zeqiri theksoi se me përkushtim maksimal do të shtyjë përpara misionin e KOSTT-it në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike për shoqërinë dhe ekonominë vendore, operim të sigurt dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe të integruar në tregun rajonal dhe evropian.


“Jam i vendosur që përmes praktikave më të mira të qeverisjes, KOSTT të jetë shembull i menaxhimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë si dhe jam i përkushtuar që përmes planifikimit strategjik KOSTT të  luaj rol të rëndësishëm në procesin e tranzicionit të drejtë të energjisë”, tha ai.

Në njoftimin për media thuhet se Evetar Zeqiri ka studiuar për Master në Administrim Publik (MPA) në Menaxhim Strategjik dhe Lidership, në Universitetin e Illinoisit Verior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bursist i programit për Lidership Transformues, program ky i bashkë financuar nga Qeveria Amerikane përmes USAID dhe Qeveria e Kosovës.

Po ashtu ai më herët ka mbaruar edhe një Master në Administrim të Biznesit (MBA) në Financa në Universitetin e Sheffield, në Mbretëri të Bashkuar. Studimet themelore i ka përfunduar në Menaxhment dhe Informatikë, në Universitetin e Prishtinës. /Telegrafi/