Ylli i “Shtëpiakeve të dëshpëruara” shkëlqeu në mbrëmjen përmbyllëse të Festivalit të Kanës me një paraqitje glamuroze që po komentohet kudo

Mbrëmjen e sotme po mbyllet edicioni i 79-të i Festivalit të Kanës, ndërsa Eva Longoria kishte ruajtur për fund paraqitjen e saj më glamuroze.


Aktorja dhe producentja amerikane ishte një nga emrat më të komentuar të këtij festivali, sidomos kur bëhet fjalë për paraqitjet në tapetin e kuq. Femërore, elegante dhe gjithmonë me buzëqeshje, “xhepi Venus” i Hollywood-it edhe kësaj radhe nuk zhgënjeu.

Eva Longoria, 51 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të artë të mbuluar me xixa, i cili theksonte në mënyrë perfekte linjat e saj trupore dhe dekoltenë e theksuar. Fustanet glamuroze që i nxjerrin në pah format janë prej kohësh firma e yllit të serialit “Shtëpiaket e dëshpëruara”.

Në Kanë, këtë vit ajo u pa fillimisht me një fustan minimalist në aeroport, që dukej elegant dhe shumë i sofistikuar. Më pas u shfaq me paraqitje plot shkëlqim, ndërsa mbrëmë u krahasua madje edhe me Venusin e Botticelli-t, transmeton Telegrafi.

Sonte, Eva zgjodhi një fustan korse me bisht të gjatë dhe një çarje të guximshme deri në kofshë. Pamjen e kompletoi me sandale me rripa të hollë, bizhuteri diamanti dhe flokë në nuanca karameli të stiluar me onde të buta.

Dhe rrjetet sociale duket se kanë vetëm një koment: “Sa më shumë kalojnë vitet, aq më bukur duket Eva Longoria.” /Telegrafi/