LAJMI I FUNDIT:

Eva Longoria pozon pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame, para premierës së filmit të ri

Eva Longoria pozon pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame, para premierës së filmit të ri

Eva Longoria, 50 vjeçe, shkëlqeu teksa pozoi pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame të mërkurën, pak para premierës së filmit të saj të ri “Alexander And The Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Road Trip”, që transmetohet në Disney+ të premten.

Aktorja e “Desperate Housewives” u shfaq elegante me një fustan jeshil ulliri pa rripa, të kombinuar me taka të bardha.

Dukej natyrale me flokët e lëshuar me onde dhe një grim të butë kafe, shkruan DailyMail.


Më pas, Eva mori pjesë në premierën e filmit në Teatrin El Capitan, duke festuar komedinë e saj të re familjare.

Një ditë më parë, ajo u takua me shoqen e saj Lauren Sanchez, e cila pritet të martohet me miliarderin Jeff Bezos këtë verë.

Gjatë një interviste promovuese, Eva ndau kujtime nga fëmijëria e saj në një fermë në Teksas dhe rrëfeu se, si më e vogla e katër motrave, shpesh e konsideronte veten “rosën e shëmtuar”, ndaj vendosi të shquhej për humorin dhe zgjuarsinë e saj.

Në filmin e ri, Longoria luan Val Garcian, një nënë që niset në një udhëtim të çmendur familjar në Kaliforni, duke sjellë në ekran një histori të ngrohtë dhe plot aventura. /Telegrafi/