“Armata” e të papunëve është rritur me 126.000 persona që prej shtatorit, duke shkuar në një total prej 16.3 milionë evropianësh.

Vendet me ndryshimet më të mëdha të normës së papunësisë që prej shtatorit ishin Gjermania, ku kjo normë ra nga 5.7, në 5.5 %. Në aspektin negativ, papunësia në Spanjë u rrit në 22.8 % ose 0.3 % më shumë se muaji paraardhës. Papunësia e të rinjve në vendin iberik është edhe më shqetësues, me 48.9 % të sapodiplomuarve që nuk arrijnë të punësohen.


Në një vlerësim paralel nga “Eurostati”, tregohet se norma e inflacionit të euros mbetet e pandryshuar në 3 % edhe gjatë nëntorit. Më parë gjatë muajit, Banka Qendrore Evropiane reduktoi normën bazë të interesit në 1.25 % nga 1.5 %. Sipas parashikimit të bankave, inflacioni në Eurozonë do të reduktohet me 2 % deri vitin e ardhshëm. /TCH/