LAJMI I FUNDIT:

Eurozona regjistron suficitin e parë tregtar në 17 muaj

Eurozona regjistron suficitin e parë tregtar në 17 muaj

Bilanci tregtar i Eurozonës shënoi suficit prej 4.6 miliardë eurosh në muajin shkurt.

Siç njofton Zyra evropiane e Statistikave, vendet e kësaj zone kanë dalë nga deficiti për herë të parë në rreth një vit e gjysmë.

“Eurozona për herë të parë që nga shtatori 2021 regjistroi tepricë prej 4.6 miliardë eurosh në tregtinë e mallrave me pjesën tjetër të botës në shkurt 2023, krahasuar me deficit prej 9.4 miliardë euro në shkurt 2022”, njofton Eurostat.


Eksportet e mallrave të Eurozonës në pjesën tjetër të botës u rritën 7.6 për qind në bazë vjetore në 232.7 miliardë euro në shkurt ndërsa importet u rritën me 1.1 për qind në 228.1 miliardë euro.

Tregtia brenda Eurozonës arriti në 224.4 miliardë euro në shkurt, 8 për qind më shumë se një vit më parë.

Vendet e Bashkimit Evropian panë një suficit tregtar për herë të parë që nga qershori 2021, duke arritur në 4.8 miliardë euro në shkurt.

Vlerësimi i parë për eksportet e mallrave jashtë BE-së ishte 207.7 miliardë euro, duke u rritur me 8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa importet nga pjesa tjetër e botës mbetën në 202.9 miliardë euro, me një rënie prej 2.8 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori