LAJMI I FUNDIT:

Eurostat: Maqedonia ka 2.075.300 banorë

Eurostat: Maqedonia ka 2.075.300 banorë

Maqedonia në janar të vitit 2018 ka pasur 2.075.300 banorë, që është rritje në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar kur ka pasur 2.073.700 banorë, tregojnë të dhënat e hetimeve për popullimin që ka publikuar Zyra e statistikave të BE-së – Eurostat.

Maqedonia nuk ka realizuar regjistrim të popullsisë prej vitit 2001. Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski, në një intervistë për AIM tha se regjistrimi i ri i popullsisë do të bëhet në vitin 2020 në periudhën prej 1 deri 21 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas Eurostat, në Bashkimin Evropian në janar të vitit 2018 janë numëruar 512.6 milionë banorë. Rritja e popullsisë prej 1.1 milionë banorë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka të bëjë me migracionin.

Gjermania është vendi me më shumë banorë në BE me 82.9 milionë. Ndërsa më pas vijnë Franca me 67.2 milionë, Britania e Madhe me 66.2 milionë, Italia me 60.5 milionë, Spanja me 47.7 milionë dhe Polonia me 38.0 milionë banorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori