Eurostat: Maqedonia e Veriut me 2 autobusë në 1000 banorë, mbi mesataren evropiane prej 1,6

Në vitin 2024, në Bashkimin Evropian kishte 737,142 autobusë dhe autobusë motorik (duke përfshirë trolejbusë dhe minibusë), 1,6 autobusë dhe autobusë motorik në 1000 banorë. Maqedonia e Veriut me 3,690 autobusë ose me nga 2 autobusë në 1000 banorë është pak mbi mesataren evropiane.
Numri më i madh i autobusëve dhe autobusëve motorik në 1000 njerëz është vërejtur në Maltë (4,6), pastaj vijojnë Luksemburgu (4,0) dhe Estonia (3,7). Normat më të ulëta janë vërejtur në Holandë (0,5), Gjermani (1,0) dhe Austri (1,2), tregojnë të dhënat për pajisjen transportuese të publikuar nga Eurostat.
Në rajon më së shumti autobusë në 1.000 banorë ka Shqipëria (3,8), Rumania (3) dhe Bullgaria (2,8). Pastaj vijon Mali i Zi (2,4), Greqia (2,6), Serbia (1,8), Kroacia (1,5) dhe Bosnja e Hercegovina (1,3).
Kjo normë e motorizmit ka mbetur e qëndrueshme në 10 vitet e fundit, ndërsa numri i automobilave udhëtues në 1000 banorë dukshëm është rritur në periudhën e njëjtë (nga 506 në vitin 2014 në 578 në vitin 2024). Maqedonia me 319 automobila në 1000 banorë mbetet nën mesataren evropiane, edhe pse ka rritje të dukshme në dhjetë vitet e fundit, nga 180 në vitin 2014.
Sipas Eurostat, në mesatare 5,1% e parkut vozitës të autobusëve dhe autobusëve motorik është rinovuar në mbarë BE-në në vitin 2024, ndërsa Maqedonia me 379 autobusë të rinj në vitin 2024 ka rinovuar parkun vozitës prej 10,2 për qind.
Shkalla e rinovimit përfaqëson raportin e automjeteve të regjistruara rishtazi në të gjitha automjetet, duke përjashtuar automjetet e dorës së dytë. Në BE, shkalla më e lartë e rinovimit është në Luksemburg, ku 11.6% e flotës u rinovua, 9.6% në Holandë dhe 9.5% në Austri. Në të kundërt, vetëm 0.7% e flotës në vitin 2024 u rinovua në Bullgari, 2.4% në Poloni dhe 2.5% në Hungari.
Përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së ajrit, veçanërisht në mjediset urbane, patën ndikim pozitiv në pjesën e autobusëve dhe autobusëve motorik me zero emisione mes të gjitha regjistrimeve të reja të automjeteve. Në nivel të BE-së, në vitin 2024, kjo pjesë ishte më e madhe se sa tek automobilat e rinj udhëtues (17,8% kundrejt 13,5%), që përgjigjet me 6.746 autobusë të saporegjistruar dhe autobusë me zero emisione.
Në Maqedoni sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në vitin 2024 nga 3.690 autobusë, 3.609 ishin me motorë dizel (97,8%) 63 benzin-gaz (1,7%) dhe vetëm 15 elektrik (0,4%).










































