LAJMI I FUNDIT:

Europa bën bashkë pozitën me opozitën, kërkohet datë për negociatat

Europa bën bashkë pozitën me opozitën, kërkohet datë për negociatat

Në sytë e eurodeputetëve, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakortësinë dhe dolën me rekomandime të përbashkëta në përfundim të mbledhjes dyditore të Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Ajo që u përfol me herët, u konfirmua nga Taulant Balla.


“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, deklaroi Balla.

Kjo ishtë mbledhja e 12 e këtij komiteti. Në dy mbledhjet paraardhëse, pra në atë të 11-të dhe 10-të nuk ka pasur konsensus dhe punimet e këtij Komiteti nuk kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Gjatë punimeve të së hënës Monica Macovei, që drejton delegacionin e parlamentarëve europianë, u kërkoi politikanë në Tiranë që të lënë menjanë sherret dhe të dialogojnë.

Pas kësaj thirrjeje, Taulant Balla që drejton delegacionin shqiptar përsëriti edhe njëherë ftesën drejtuar opozitës për një pakt kombëtar për Europën.

Rezultatet e reformës në drejtësi mbeten thelbësore, shpjegoi ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ndërsa shtoi se efektet e para po ndjehen.

“Ne kemi filluar të shikojmë produktet e para të ndryshimit të sistemit. Ne i shohim rezultatet e para të procesit të Vettingut edhe përpara seancave dëgjimore publike, me dorëheqjet e ditëve të fundit dhe ne do të vijojmë të kërkojmë rezultate”, u shpreh Vlahutin.

Në fjalën e saj, deputetja e PD, Jorida Tabaku, kërkoi edhe njëherë shpjegim se përse opozita nuk është përfshirë në takimin e fundit të Këshillit të Stabilizim Associimit. Por shqetësimi i saj dhe i deputetes tjetër të PD, Albana Vokshi ka qenë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka qenë pjesë e delegacionit që duhet të merrte pjesë në këtë takim.

Ndërkohë, të martën fokusi ishte tek reforma zgjedhore dhe korrupsioni. Macovei kërkoi më shumë përpjekje në luftën ndaj këtij fenomeni, ndërsa Oerd Bylykbashi foli për rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe kërkesën e opozitës për votim elektronik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori