LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetja von Cramon takohet me përfaqësues të “Europa Nostra”, flasin për Manastirin e Deçanit

Eurodeputetja von Cramon takohet me përfaqësues të “Europa Nostra”, flasin për Manastirin e Deçanit

Raporti i organizatës “Europa Nostra” ku e ka konsideruar të rrezikuar Manastirin e Deçanit është kthyer sërish në temë diskutimi, ndërsa lidhur me këtë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka takuar përfaqësues të organizatës.

Eurodeputetja von Cramon në një postim në Twitter ka njoftuar se ka pasur një takim të hapur dhe produktiv me përfaqësues të “Europa Nostra” lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Takimi i hapur dhe produktiv me organizatën Europa Nostra për nevojën për të përmirësuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rrezikuar në të gjithë Evropën, me fokus të veçantë në Manastirin e Deçanit dhe trashëgiminë kulturore të shkatërruar në Ukrainë”, shkruan von Cramon.



E për këtë takim kanë shkruar edhe nga organizata “Europa Nostra”.

“Shumë faleminderit eurodeputetes Viola von Cramon për interesin dhe mbështetjen për ruajtjen e trashëgimisë së rrezikuar në Evropë në tërësi, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën.

Ne nuk mund të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët pa mirëkuptimin dhe kujdesin e duhur për trashëgiminë dhe historinë tonë të përbashkët”, shkruhet në Twitter nga kjo organizatë.


Ndryshe, lidhur me konstatimin e “Europa Nostra” se Manastiri i Deçanit është një nga 7 monumente të rrezikuara ka reaguar sot edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Vlerësojmë se raporti i publikuar më datë 13.07.2022, nga ‘EuropaNostra’ është i pabazuar dhe nuk përket me realitetin e përditshëm i cili ndodh në komunën e Deçanit”, thuhet në reagimin e Ramosajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori