LAJMI I FUNDIT:

Euro po tregtohet në nivelin 1.16 dollarë

Euro po tregtohet në nivelin 1.16 dollarë

Vlera e valutës euro ra të enjten pas takimit të Bordit të Bankës Qendrore të Evropës, duke thënë se do të vazhdojë të mbajë kursin për t’i dhënë fund programit të stimulimit prej 2.6 trilionë euro këtë vit dhe të mbajë normat në një nivel rekord të ulët deri në verën e vitit 2019.

Aktualisht valuta euro po tregtohet qëndrueshëm në nivelin 1.16 dollarë, përcjell Telegrafi.

Me vendimin e së enjtes, norma e BQE-së për depozitat bankare njëditore, e cila aktualisht është instrumenti kryesor i normës së interesit, mbetet në -0.40 për qind. Norma kryesore e rifinancimit, e cila përcakton koston e kredisë në ekonomi, mbeti e pandryshuar, ndërsa norma e kredisë marxhinal, norma e huamarrjes njëditore për bankat mbetet 0.25 për qind.

Dollari amerikan, nga ana tjetër, ishte e qëndrueshme pasi investitorët pritnin të dhënat e rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mund të jepnin një katalizator të freskët për drejtimin mes një fokusi më të madh në politikën monetare globale dhe në drejtim të dhënies së obligacioneve. /Telegrafi/