LAJMI I FUNDIT:

Euro NCAP: Fiat Punto vetura më e pasigurtë, nuk vlerësohet me asnjë yll (Video)

Euro NCAP: Fiat Punto vetura më e pasigurtë, nuk vlerësohet me asnjë yll (Video)

Viti 2017 ishte padyshim më i ngarkuar i Euro NCAP dhe po përfundon me një rezultat mjaft shqetësues për markën italiane të Fiat, pasi Fiat Punto nuk arriti të marrë as një yll të vetëm gjatë raundit të fundit të testeve të rrëzimit.

Megjithëse kjo nuk mund të vijë si një surprizë e madhe duke pasur parasysh se modeli i gjeneratës së tretë ka qenë në treg për më shumë se një dekadë, veçanërisht që nga fundi i vitit 2005.

Me programin evropian të vlerësimit të makinave të reja duke u bërë gjithnjë e më i nevojshëm gjatë viteve, supermini italian është larg standardeve të sigurisë, mbase edhe si pasojë e moshës por edhe testeve më të rrepta.

Në të vërtetë Fiat Punto është makina e parë që ka arritur “të marrë” zero yje në testet e aksidenteve dhe sigurisë, duke bërë që Euro NCAP të thotë se Punto është “tejkaluar nga çdo makinë që është testuar në historinë e kohëve të fundit”. Modeli me pesë dyer u testua në 65 kuaj fuqi, varianti 1.2-litërsh që ofrohej me ndërruesin manual me pesë shpejtësi dhe me një peshë prej 1,030 kilogramësh.

Numrat me të vërtetë flasin për vete, ndërsa Punto ka marrë një vlerësim prej 51 për qind për sigurinë e të rriturve dhe 43 për qind për fëmijët.

Punto nuk ishte e vetmja veturë që u vlerësua për rastet e aksidenteve automobilistike nga Euro NCAP pasiqë në vlerësim ishin edhe Dacia Duster, Kia Stonic dhe MG ZS. Të tre modelet u vlerësuan me nga tre yje.

Burimi: https://www.motor1.com/news/224287/fiat-punto-zero-stars-euroncap/

/Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori