LAJMI I FUNDIT:

Euro dhe dollari amerikan në nivelet më të larta në dy javë

Euro dhe dollari amerikan në nivelet më të larta në dy javë

Shkëmbimi valutor ndërmjet euros dhe dollarit amerikan ishte pranë nivelit të saj më të lartë në dy javë, duke u tregtuar në nivelin 1.1800.

Monedha euro mbeti e mbështetur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) që së shpejti do të vendoste të zbuste stimulimin e tyre ultra të lirshëm monetar. Në fakt, javën e ardhshme banka do të debatoj nëse do të përfundojë blerjet e bonove më fund të këtij viti, shkruan Telegrafi.


Gjithashtu, BQE ka debatuar nëse do të përfundojë programin e blerjes së obligacioneve prej 2.55 trilionë dollarësh këtë vit, pasi kërcënimi i deflacionit ka kaluar.

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ana tjetër, pritet javën e ardhshme të rris normën bazë të interesit me 0.25 për qind, e cila do të jetë rritja e dytë këtë vit.

Monedha euro mund të pritet të jetë nën presion pasi Eurostat do të publikoj leximin e dytë në Produktit të Brendshëm Bruto të tremujorit të parë të Eurozonës, ndërsa këtë pasdite, investitorët mund të pritet të zhvendosin fokusin në kërkesat javore fillesatre të papunësisë amerikane. /Telegrafi/