LAJMI I FUNDIT:

Euro bie në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan

Euro bie në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan

Dollari amerikan vazhdoi të rritet mbështetur nga të dhënat e fuqishme të ekonomisë amerikane, të cilat nxitën përqindjet e Bonove të Thesarit në nivelin më të lartë që nga mesi i vitit 2011. Rezerva Federale ashtu sic pritej rriti normat e interesit dhe tha se parashikon një rritje tjetër të normës në muajin dhjetor.

Guvernatori i Rezervës Federale, Jerome Powell, të mërkurën tha se fuqia ekonomike amerikane është në prag të një epoke historike të rrallë të papunësisë dhe me çmime të ulta. Të dhënat mbështetën mendimin se ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në formë të fortë, përcjell Telegrafi.

Aktiviteti i sektorit të shërbimeve në muajin shtator ra mbi një nivel 21-vjeçar dhe kompanitë nxitën punësimin, shenjat e qëndrueshmërisë në fund të tremujorit të tretë. Sipas Raportit Kombëtar të Punësimit, punëdhënësit privatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar 230 mijë vende pune në shtator, më së shumti që nga muaji shkurt, mbi pritjet e ekonomistëve prej 185 mijë vende pune.

Euro nga ana tjetër, është dëmtuar nga pasiguria që rrethon borxhin e Italisë, planet fiskale dhe lidhjet e ardhshme me pjesën tjetër të Evropës, e cila ka tregje të paqëndrueshme dhe përkeqësoi tensionet me udhëheqësit e tjerë të Eurozonës. Valuta euro bie në nivelin më të ulët prej shtatë javësh me 1.14 dollarë amerikan. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori