Euro-barometri: Madje 62 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk i besojnë Qeverisë

Madje 62 për qind e popullatës në vendin tonë nuk i besojnë Qeverisë, ndërsa i njëjtë është përqindja e të anketuarve të cilët konsiderojnë se situata aktuale në shtet është e keqe, ka treguar hulumtimi i Euro-barometër, i realizuar midis 21 dhe 31 majit të këtij vitit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Hulumtimi përfshin tema siç janë situata politike dhe ekonomike, të cilët janë problemet kryesore për të cilët kujdeset Bashkimi Evropian.
Saktësisht 35 për qind të qytetarëve të anketuar në Maqedoni konsiderojnë se situata ekonomike është e njëjtë si vitin e kaluar, ndërsa po aq qytetarë konsiderojnë se situata është akoma më e keqe. Numri i atyre që konsiderojnë se situata është më e mirë është shumë më i ulët, respektivisht 23 për qind.
Problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët e Maqedonisë janë gjendja financiare në familje, papunësia dhe kushtet për jetë. Për dallim nga qytetarët e Maqedonisë, ata që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, më së tepërmi brengosen për rritjen e çmimeve dhe pensionet, e pastaj për papunësinë.
Brengos e dhëna se madje 48 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se më e keqja pritet të vijë në tregun e punës. Derisa 44 për qind konsiderojnë se tregu i punës tani e ka arritur maksimumin, në mesin e të cilëve pjesa më e madhe njerëz të rinj deri më 24 vjet të cilët ende studiojnë dhe shpresojnë se ka ardhur koha e tyre të dalin në tregun e punës.
Qytetari i zakontë i Maqedonisë sipas hulumtimit, nuk i beson Qeverisë (62 për qind), nuk beson as në Kuvendin e Maqedonisë (64 për qind), por pak më tepër në përqindje i beson Bashkimit Evropian (58 për qind).
Sipas hulumtimit pjesa më e madhe e të rinjve kanë pasqyrë pozitive për Bashkimin Evropian.
Hulumtimit Euro-barometri të cilin e realizon Komisioni Evropian, publikohet dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë. Ky hulumtim është realizuar në 34 shtetet, 28 prej të cilëve janë anëtare të BE, pesë shtete kandidat (Maqedonia, Turqia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë