LAJMI I FUNDIT:

EULEX thotë se po vazhdon përkushtimin për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve

EULEX thotë se po vazhdon përkushtimin për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve

Në Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur, EULEX-i i përkujton personat që janë zhdukur dhe gjendjen e vështirë të familjeve të tyre në rrugëtimin për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

Në këtë ditë Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX-i përsëritë se gjetja e fatit të rreth 1650 personave të pagjetur vazhdon të jetë prioritet për Misionin.


“Familjet e personave të pagjetur mund të gjejnë ngushëllim vetëm atëherë kur të dinë fatin e të dashurve të tyre të pagjetur. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar institucioneve të Kosovës në procesin e gjatë dhe të ndërlikuar të identifikimit të saktë të personave të pagjetur, mënyrë kjo për të ecur përpara dhe njëkohësisht për të trajtuar të kaluarën “, tha shefja e misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou.

Sipas një komunikate të EULEX-it, ndonëse procesi i identifikimit është i një natyre të ndjeshme, të komplikuar dhe të gjatë, është jetike që ky proces të vazhdojë me qëllim që të gjenden përgjigje për fatin e të pagjeturve.

“Në këtë drejtim, EULEX-i u bën thirrje komuniteteve shqiptare dhe serbe të Kosovës që të ndihmojnë me dhënien e mostrave të gjakut për analiza të ADN-së për të lehtësuar këtë proces të rëndësishëm. EULEX-i ka kryer dhe ka marrë pjesë në 631 operacione në terren për të gjetur, identifikuar dhe ri-ndërlidhur mbetje njerëzore. Një numër prej 507 viktimave janë kthyer tek familjet e tyre. Përveç kësaj, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i është duke kontribuar në modernizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore me qëllim që ta bëjë atë institucion profesional dhe të qëndrueshëm”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori