LAJMI I FUNDIT:

Etno Fest do të sjell në fshatin Kukaj: Kulturën, artin dhe trashëgiminë e regjionit të Hasit

Etno Fest do të sjell në fshatin Kukaj: Kulturën, artin dhe trashëgiminë e regjionit të Hasit

Do të mbahet në ambientet e Etnokompleksit në Fshatin Kukaj, Prishtinë, nga data 11 gusht deri me 3 shtator 2017, vetëm vikendeve (e premte, e shtune, e diele).

Është viti i shtatë që ETNO FEST mundohet t’i prezantojë publikut shqiptar dhe atij rajonal, mediave të shkruara e elektronike, mediumeve audiovizuele dhe rrjeteve sociale, vlera nga fusha e kulturës tradicionale dhe të arteve që në një formë apo tjetër lidhen me traditën për të ndihmuar kështu sadopak në konstituimin dhe pasurimin e zinxhirit të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe materiale.


Në këtë frymë është krijuar dhe rritur nga viti në vit ETNO FEST. Duke pasur parasysh interesimin e madh të publikut të gjitha brezave, mediave dhe në veçanti të bashkatdhetarëve, kemi vendosur që këtë vit festivalin ta shtrijmë në katër vikende nga tri ditë, përgjatë muajit gusht e shtator në mënyrë që kështu të përfitojnë të gjitha kategoritë e përmendura.

Meqenëse kriza shqiptare e këtyre viteve mbi të gjitha, është krizë identitare dhe krizë sociale, kemi vendosur që në këtë edicion krahas prezantimit të vlerave të mirëfillta t’i shoqërojmë ato me debate dhe konferenca shkencore me specialistë të domeneve të ndryshme si etnologë, linguistë, antropologë, arkeologë, arkitektë e urbanistë, sociologë të kulturës, artistë dhe hulumtues shkencorë, gjithnjë në interaksion me publikun dhe me mediat.

Domeni i prezantimit të vlerave do të përfshijë 9 shtylla programore:
1. Ekspozita të arteve pamore dhe dhe etnoeksponateve, veshje tradicionale me sfilalata kostumesh moderne frymëzuar nga tradita;
2. Rite arkaike, këngë dhe valle nga etnoansamble dhe etnogrupe nga shumica e trojeve shqiptare;
3. Arti i kulinarisë tradicionale shqiptare;
4. Punëtori kreative të artizanaleve të vjetra në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës;
5. Bisedë dhe kuvendim odash që lidhen me artin dhe rregullat e të folurit.
6. Pjesë Teatrore;
7. Filma dokumentarë që lidhen me traditën;
8. Punëtori muzikore të bazuar mbi muzikën tradicionale si bazë për krijimin e një muzike te re;
9. Promovime librash.

Njëra nga temat qendrore e këtij Festivali do të jetë: kultura, arti dhe trashëgimia e regjionit të Hasit duke filluar nga veshja, ritet, vallet dhe kulinaria si dhe botimet nga kjo trevë me pasuri të madhe etnografike.

Kjo tematikë e Etno Festit do të pasurohet edhe me dy ekspozita skulpturash të cilat mbajnë të njejtin emër: “Hasjanet”.

Njëra është e skulptorit dhe profesorit Luan Mulliqi dhe tjetra e skulptorit të njohur Kosovar që vepron në Austri: Destan Gashi.

Do të ketë edhe Etno Neja pas programit deri në mesnatë, të shoqëruara nga grupe muzikore të zgjedhura nga zhanre të ndryshme.

Së shpejti do të publikohet edhe programi.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Kalo në kategori