ETF-të e Ethereum-it kanë regjistruar hyrje prej 1.83 miliard dollarësh gjatë pesë ditëve të fundit, duke tejkaluar ndjeshëm fondet e Bitcoinit, të cilat patën vetëm 171 milionë dollarë hyrje.

Vetëm të mërkurën, nëntë produktet e Ethereumit tërhoqën 310.3 milionë dollarë, ndërsa 11 ETF-të e Bitcoinit arritën vetëm 81.1 milionë dollarë.


Ky ndryshim i madh pasqyron përqendrimin në rritje të Wall Streetit te potenciali i Ethereumit përtej rolit tradicional të ruajtjes së vlerës, shkruajnë mediat.

Drejtori ekzekutiv i VanEck, Jan van Eck, e cilësoi Ethereumin si “token-i i Wall Street-it”, për shkak të dominimit në fushat e ‘stablecoin’ dhe aseteve të tokenizuara.

Adoptimi i ETF-ve të Ethereumit po udhëhiqet kryesisht nga këshilltarët e investimeve, të cilët mbajnë një ekspozim prej 1.3 miliard dollarësh - me Goldman Sachs që kryeson me 712 milionë dollarë në zotërime.

Ky trend është përshpejtuar pas miratimit të Aktit GENIUS në muajin korrik, i cili solli qartësi rregullatore për përdorimin e ‘stablecoin’.

Këtë javë, Ethereumi ka performuar më mirë se Bitcoini, duke shënuar një rritje prej 5për qind nga nivelet më të ulëta të së martës, krahasuar me një rimëkëmbje prej vetëm 2.8 për qind të Bitcoinit.

ETF-të e Ethereumit tashmë i afrohen shifrës prej 10 miliardë dollarësh në hyrje që nga korriku, ndërsa hyrjet totale të grumbulluara përgjatë 13 muajve të tregtimit kanë arritur në 13.6 miliardë dollarë. /Telegrafi/