LAJMI I FUNDIT:

ETEA tejet e shqetësuar për mosreagimin e organeve kompetente për rrezikun që paraqitet në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani”- Ferizaj

ETEA tejet e shqetësuar për mosreagimin e organeve kompetente për rrezikun që paraqitet në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani”- Ferizaj

Organizata ETEA është shprehur e shqetësuar pas raporteve mediatike mbi gjendjen e rëndë të objektit të gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj.

“Për më gjatë se një vit, të tilla raporte përsëriten në mediat e Kosovës pothuajse çdo muaj dhe asnjë prej tyre nuk përbën informacion për angazhim të institucioneve krahas urgjencës për ndërhyrje që ka objekti në fjalë. Përkundrazi, raportet e mediave tregojnë se gjendja dukshëm po përkeqësohet dhe rrezikshmëria për nxënësit/et e kësaj shkolle po rritet me kalimin e kohës”, thuhet në reagim.


ETEA thotë se çdo fëmijë ka të drejtë të arsimohet në një mjedis të sigurt, të pastër dhe të favorshëm.

“Fatkeqësisht, kushtet në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” nuk plotësojnë as për së afërmi këto të drejta elementare”.

Organizata thotë se gjendja aktuale e këtij objekti, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për mirëqenien dhe jetën e mbi 1300 nxënësve

ETEA konsideron se kjo çështje përbën urgjencë nacionale.

“Si rrjedhojë e gjendjes kritike, ankesat e deritanishme të mësimdhënësve psikologëve dhe stafit administrativ të shkollës në fjalë, tani kanë shkuar një hap tutje ku ka filluar bojkoti i mësimit në shenj proteste”, vijon reagimi.

“Në vend të vlerësimit të gjendjes urgjente, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Ferizaj po kërcënon mësimdhënësit me përjashtim nga puna”.

Organizata ETEA shprehet e zhgënjyer dhe indinjuar me vendimin e DKA-së në Ferizaj.

“Në asnjë rrethanë nuk justifikohen masat diciplinore dhe ndëshkimore ndaj mësimdhënësve/eve që ngrisin zërin dhe/apo protestojnë për kushte më të mira të mësimdhënies dhe mësimnxënies”.

“Në këtë kuadër, organizata ETEA inkurajon të gjithë mësimdhënësit/et, prindërit dhe kujdestarët/et ligjor/e të nxënësve/eve që vijojnë procesin mësimor në gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” që të bashkohen dhe reagojnë për kushte më të mira mësimore. Njëherësh, duke pasur parasysh mospërfilljen e ankesave të deritanishme, komuniteti i shkollës në fjalë (palët e lartëcekura) inkurajohet që të aplikoj metoda të tjera për të kërkuar me çdo kusht vëmendjen dhe veprimet e menjëhershme institucionale.  Pashmangshëm, këtu duhet të përfshihet edhe komuniteti (palët e lartëcekura) i shkollës së mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, duke qenë se, pavarësisht kushteve më të mira, fëmijët e tyre vijojnë mësimet në po të njëjtin objekt”, vijon reagimi.

Gjithsesi, ETEA konsideron se është tejet e rëndësishme dhe i bën thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe palëve tjera të komunitetit shkollor që në këtë mes të mos i përfshijnë dhe përdorin fëmijët, aq më pak të publikojnë bisedat dhe ankesat e tyre me identitet të pambrojtur në rrjete sociale.

Për fund, ETEA kërkon ndaj Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Ferizaj që, në vend se të angazhohet dhe të inicojë procedura ndëshkimore ndaj mësimdhënësve që protestojnë për kushte më të mira mësimore, energjinë e tillë ta kanalizojë në zgjidhjen e menjëhershme të problemit në fjalë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) urgjentisht duhet që të lehtësojë të gjitha procedurat dhe të angazhohet aktivisht për ta mbështetur dhe shtyrë Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Ferizaj për zgjidhjen e këtij problemi, që në fakt, sipas organizatës ETEA, përben problem me relevancë nacionale. Këtu flitet për mirëqenien dhe jetën e mbi 1300 fëmijëve të Kosovës që jetojnë në Ferizaj”.

“Ditëve në vijim, organizata ETEA do ta vizitojë shkollën “Dr. Shaban Hashani” dhe “Elena Gjika” në Ferizaj dhe do të angazhohet në mobilizimin e burimeve përkatëse për të adresuar problemin në fjalë me qëllim kryesor përmirësimin e mjedisit mësimor dhe shmangien e kërcënimit që ky objekt shkakton ndaj mirëqenies dhe jetës së nxënësve ferizajas”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori