LAJMI I FUNDIT:

Estonia i jep 85 javë pushim me pagesë për lehonat

Estonia i jep 85 javë pushim me pagesë për lehonat

Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, prindërit dhe fëmijët në Suedi, Norvegji dhe Islandë, gëzojnë politikat më mbështetëse për familjet e reja në Evropë.

UNICEF mori në studim lejen e lindjes me pagesë të plotë dhe disponueshmërinë e kujdesit për fëmijët e vegjël në 31 shtete evropiane. Estonia, Portugalia, Gjermania, Danimarka, Sllovenia, Luksemburgu dhe Franca, renditeshin në dhjetëshen kryesore.


Nga ana tjetër, Irlanda, Britania e Madhe, Qipro, Greqia dhe Zvicra, ishin performuesit më të këqij.

“Duhet që Qeveritë të ofrojnë mbështetje për prindërit, për të krijuar një mjedis edukues për fëmijët e vegjël”, deklaroi UNICEF.

Agjencia rekomandon të paktën gjashtë muaj të lejes me pagesë për prindërit dhe kujdesit universal nga lindja e deri në klasë të parë shkollës. Nënat në Estoni, Hungari dhe Bullgari, gëzojnë largimin më të gjatë me pagesë të plotë, në 85, 72 dhe 65 javë në mënyrë respektive. Nga ana tjetër, Zvicra ofron vetëm 8 javë.

Për baballarët, Portugalia, Suedia dhe Luksemburgu ofrojnë largimin më të gjatë nga puna me pagesë të plotë, në 12.5, 10.9 dhe 10.4 javë në mënyrë respektive. Ndërkohë, Republika Ceke, Sllovakia, Irlanda, Qipro dhe Zvicra, nuk ofrojnë leje për baballarët.

Sipas raportit, leja me pagesë për baballarët i ndihmon ata që të krijojnë lidhje me fëmijët, çka kontribuon në zhvillimin e shëndetshëm të tyre, uljen e depresionit te nënat dhe rritjen e barazisë gjinore. Ndër vendet që ofronin kujdesin më të madh për fëmijët nën tre vjeç përfshihej Danimarka, Islanda dhe Holanda. /Telegrafi/