LAJMI I FUNDIT:

Estoni, ministri jep dorëheqjen vetëm disa orë pas emërimit

Estoni, ministri jep dorëheqjen vetëm disa orë pas emërimit

Një ministër i qeverisë së Estonisë dha dorëheqjen dje vetëm pasi ishte emëruar një ditë më parë. Marti Kuusik u betua si ministër i Tregtisë dhe Teknologjisë të hënën, por disa orë më vonë u vu nën hetim nga policia nën akuzën e dhunës në familje.

Kuusik përfaqëson Partinë Popullore Konservatore të Estonisë, ose EKRE, pjesë e qeverisë së koalicionit prej tre partish, të udhëhequr nga kryeministri Juri Ratas, i cili kryeson Partinë Qendrore.


Kuusik ishte në mesin e një kabineti prej 15 anëtarësh të zgjedhur nga Ratas, i cili ka qenë kryeministër i vendit balltik që prej nëntorit 2016.

“Më lejoni të konfirmoj përsëri se akuzat e bëra kundër meje janë shpifje, unë nuk përfshihem në dhunë”, tha Kuusik duke cituar një “sulm të tmerrshëm mediatik” kundër tij nga gazetat estoneze dhe mediet e tjera.

Ratas tha se ishte i kënaqur me vendimin e Kuusikut me dhënien e dorëheqjes, duke thënë “nuk ka vend për justifikime apo dyshime, siç e dimë që Estonia ka mijëra viktima të dhunës në familje”. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori