LAJMI I FUNDIT:

Eshtrat e gazetarëve në kullën e makiavelizmit

Eshtrat e gazetarëve në kullën e makiavelizmit
Ilustrim

Politika ka nevojë për kompetentë nga brenda për ta menaxhuar dhe për media nga jashtë për ta kritikuar. Nëse kompetentët mbesin jashtë politikës, ashtu siç po ndodhë aktualisht, kurse gazetarët futen në politikë, atëherë diçka nuk është në rregull. Është diçka që nuk funksionon.

Kosova ka shumë resurse humane të pashfrytëzuara, si brenda, ashtu edhe jashtë – në diasporë. Shumë të diplomuar që kanë studiuar në Zvicër, Gjermani, Holandë, Britani, Belgjikë, Austri, Amerikë, Kanada etj. do të duhej të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik, social, kulturor e human të Kosovës. Ata sot mund t’i gjesh nëpër kompani e institucione të rëndësishme të Perëndimit, por jo edhe në Kosovë. Nga ata sigurisht që dikush është frikësuar. Janë frikësuar sidomos ata që konkurrencën e lirë e shohin si eliminim të vetvetes.


Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të përfshirjes së përfaqësuesve të medias nëpër parti politike. Do të ishte normale kjo dukuri sikur me kohë ta kishim rregulluar raportin mes fjalës së lirë dhe veprimit politik. Do të ishte normale sikur partitë politike të ndienin nevojë nga brenda për mungesë kuadrosh që dinë të kritikojnë apo të formojnë opinion publik.

Nëse kritikën e huazon nga media dhe e kompenson si mall i munguar në parti politike, atëherë shtrohet një pyetje fondamentale: Si t’ju besojmë kritikuesve të ardhshëm që vijnë nga fusha e media? A ndodhë që kritikuesit e sotëm të bëhen nesër përfaqësues të ndonjë partie dhe kush e paguan çmimin për këtë më tepër: ata që kërkojnë në një shoqëri njerëz të paanshëm, kritikues të fenomeneve shoqërore, apo vetë partitë politike të cilat sikur e humbasin autonominë e mendimit politik dhe bëhen zgjatime të pahetueshme të mendimit analitik të personave të ndryshëm publik?

Sikur të ishte kaq e thjeshtë dhe e lehtë kjo puna e përtëritjes kadrovike të partive politike (prurjeve të reja), atëherë që sot një repart i veçantë i mediave do të hapte një ‘’ofiçinë’’ me mbishkrimin ‘’Përgatisim kuadro për parti politike’’, ndërkohë që logjika e prurjeve të reja në partitë politike do të transformohej në filozofinë e adaptimit të realiteteve mediatike në ato politike dhe gjithçka pastaj do të shihnin me syzat e shtrembëruara të një medie që peshën e fjalës publike do ta pjesëtonte me centimetrat e kurrizit të lakueshëm ndaj tundimeve partiake.

Por, puna nuk përfundon këtu.

Etika e atyre që shkruajnë dhe flasin nuk kufizohet vetëm në përgjegjësinë e fjalës që mbulon një kuptim me karakter publik. Më tepër se kaq, etika e mendimit të lirë e të pavarur është sjellje, është qytetari e guxim për të thënë atë që të tjerët hezitojnë ta thuan. Etika e mendimit të lirë është mbi politikën që kalkulon me qëndrime e veprime, që nesër mund të mos jenë domosdoshmërisht në koherencë me arsyen, por më tepër me makiavelizmin politik.

Sa ia vlen që gazetarë e mendimtarë të ndryshëm të përdorin eshtrat e tyre për të forcuar kullat e havarisura partiake? Ose kush jep garanci se makina e pamëshirshme e makiavelizmit nesër nuk do t’i bluajë ato eshtra me të cilët do t’i ushqente zogjtë e uritur të meskinitetit politik.

Në trend

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori