LAJMI I FUNDIT:

Është zhdukur futbollisti më i talentuar i Portugalisë, dyshohet se dëshiron të mashtrojë Porton me klubin kroat

Është zhdukur futbollisti më i talentuar i Portugalisë, dyshohet se dëshiron të mashtrojë Porton me klubin kroat

Nga Portugalia erdhi një lajm që tronditi botën e futbollit dhe ka të bëjë me futbollistin më të talentuar të atij vendi, 15-vjeçarin Cardos Varela.

Pikërisht, Varela është zhdukur pas finales së Kampionatit Evropian të Kadetëve ndërmjet Italisë dhe Portugalisë (3:0).

Pas finales, Varelës, përndryshe futbollist i Portos i humbasin çdo gjurmë dhe drejtuesit e klubit të famshëm portugez prej ditësh po tentojnë më kot të kontaktojnë me të.


Siç raporton A Bola, nuk dyshohet për ndonjë tragjedi apo diçka të ngjashme, por me shumë gjasa bëhet fjalë për një konflikt mes menaxherit të Varelës dhe Portos.

Dyshohet se menaxheri i tij ka kërkuar 3 milionë euro që Varela të vazhdojë të luajë për Porton, por klubi nuk ka dashur të pranojë këtë dhe epilogu i gjithçkaje është “zhdukja” e Varelës.

Dyshohet se menaxheri i Varelës tashmë ka gjetur një klub të ri në Gjermani që dyshohet se është njëra mes Bayernit dhe Dortmundit, por duke qenë se Varela nuk i ka mbushur ende 16 vjeç, ai nuk ka mundur të nënshkruajë kontratë.

Por ky nuk është fundi i historisë së çuditshme për Varelën. Në të gjithë rrëfimin ka hyrë edhe skuadra e ligës së ulët kroate Dinamo nga Odranski Obrez.

Sipas A Bola, Varela ka pranuar të bashkëpunojë me Dinamon deri më 29 tetor. Më pas Varela do të mbushë 16 vjeç dhe më pas do të shkojë në Gjermani.

Porto e ka raportuar të gjithë rastin në FIFA, Federatën e Futbollit Portugez dhe atë të Kroacisë, si dhe tek autoritetet kompetente dhe do të shohim se si do të zhvillohet e gjithë situata. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori