Është zbuluar një pjesë e re e trupit: Gjendet në nofull dhe ja si mund ta prekni me dorë
![Është zbuluar një pjesë e re e trupit: Gjendet në nofull dhe ja si mund ta prekni me dorë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/Researchers-find-a-new-muscle-layer-in-the-jaw-930x527-1-780x439.jpg)
Askush nuk e kishte idenë se ekzistonte
Shkencëtarët nga Baseli kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm. Në nofull ekziston një pjesë e re.
Në një studim të botuar në “Annals of Anatomy”, shkencëtarët zbuluan ekzistencën e një shtrese të re muskulore, transmeton Telegrafi.
Muskuli masseter konsiderohet të jetë me dy shtresa, duke u shtrirë nga harku i mollëzës deri në anën e jashtme të nofullës së poshtme.
Është një muskul katror, i trashë dhe i fortë, që përbëhet nga dy pjesë: pjesa sipërfaqësore dhe pjesa e thellë. Të paktën kështu besohej.
Megjithatë, disa tekste të vjetra përmendin se është e mundur që ekziston një shtresë e tretë, e ashtuquajtura super e thellë, por shkencëtarët nuk kanë rënë dakord për vendndodhjen e saj.
Studimet e reja sugjerojnë se kjo shtresë e re muskulore ndodhet midis pjesës së pasme të mollëzës dhe nofullës së poshtme dhe mund ta ndieni nëse vendosni gishtat në pjesën e pasme të faqes
gjatë përtypjes.
“Duke pasur parasysh këto përshkrime kontradiktore, ne donim të rishqyrtonim strukturën e këtij muskuli në detaje”, tha profesori Jens Christoph Türp nga Qendra Universitare për Mjekësinë Dentare në Basel, i cili së bashku me shkencëtarin tjetër, Dr. Szilvia Mezey, zbuloi ekzistencën e kësaj shtrese të tretë.
“Kjo pjesë e thellë e muskulit përtypës dallon qartë nga dy shtresat e tjera për nga rrjedhja dhe funksioni i tij”, tha Mezi.
“Një shtresë e re përfshihet në stabilizimin e nofullës së poshtme”, shtoi Mezey dhe zbuloi se është e bindur se është e vetmja pjesë e muskulit masseter që e tërheq nofullën e poshtme.
Zbulimi u bë nga një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga Türp dhe Mezey duke disektuar 12 koka të ruajtura në formaldehid dhe duke ekzaminuar skanimet me CT të 16 kufomave, plus imazhet e rezonancës magnetike të një subjekti të gjallë për të identifikuar pozicionin dhe funksionin e mundshëm të muskulit të ri.
Ende nuk është vendosur se si do të quhet kjo pjesë e re e trupit dhe ekipi i shkencëtarëve që e zbuluan sugjeron që të quhet “musculus masseter pars coronidea”, sepse lidhet me pjesën (koronoide) e nofullës së poshtme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq