LAJMI I FUNDIT:

A është varësia nga interneti shenjë e psikopatisë? Dëshira për të qenë ‘online’ është duke maskuar probleme më të thella

A është varësia nga interneti shenjë e psikopatisë? Dëshira për të qenë ‘online’ është duke maskuar probleme më të thella

Varësia e internetit është thjesht një perde tymi për shumë probleme tjera psikologjike

Hulumtuesit besojnë se obsesioni i tillë vetëm sa e ‘ushqen’ depresionin, shqetësimin, shtytjen dhe kohën e shkurtër të vëmendjes.


Dhe, pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se të qenit online 24 orë është e pranueshme në shoqëri.

Ekspertët insistojnë të jemi më vigjilent rreth mënyrës se si njerëzit – veçanërisht tinejxherët – e përdorin internetin, duke kërkuar shenja të dëshpërimit dhe zemërimit.

Për ta eksploruar këtë çështje, një ekip i psikiatërve kishte monitoruar 254 studentë të Universitetit McMaster në Ontario, Kanada.

Ata kishin përdorur një mjet të quajtur Testi i Varësisë nga Interneti (IAT), i cili ishte krijuar në vitin 1998, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Hulumtuesit kishin zbuluar se 33 ishin të varur nga interneti, ndërsa 107 tjerë ishin në spektër të kësaj.  Personat e varur nga interneti nuk kishin mundur ta largonin veten nga sajtet e rrjeteve sociale, dhe vazhdimisht shikonin video të ndryshme dhe shkëmbenin mesazhe me miqtë.

Meshkujt që postojnë shumë selfie janë psikopatë dhe narcisoidë...
Lexo po ashtu Meshkujt që postojnë shumë selfie janë psikopatë dhe narcisoidë...

Përveç kësaj, të varurit nga interneti kishin pasur probleme t’i përmbahen edhe rutinës ditore, duke rënë në grackat e depresionit, duke dështuar të kushtojnë vëmendje dhe të mos e menaxhojnë kohën siç duhet.

Studimi pritet të prezantohet në Vjenë këtë të diele në Kolegjin Evropian të Neuropsikofarmacologjisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori