LAJMI I FUNDIT:

Është thyer lajthitja më e madhe: Kripa nuk shton etjen dhe i bën vetëm një gjë të rëndësishme trupit tonë

Është thyer lajthitja më e madhe: Kripa nuk shton etjen dhe i bën vetëm një gjë të rëndësishme trupit tonë

Hulumtimi ka treguar: Kripa nuk është edhe aq e dëmshme siç kemi menduar më herët.

Të gjithë ne e dimë që ushqimi i njelmët shton ndjenjën e etjes. Mirëpo, a është kjo plotësisht e saktë?


Hulumtimi më i ri ka treguar diçka krejtësisht të papritur – ushqimet e njelmëta më mirë mbajnë hidratimin e trupit, si edhe që me marrjen e tyre me ushqim shtohet ndjenja e urisë.

Rezultatet kanë treguar që me marrjen e shtuar të kripës shtohet përmbajtja e kripës në urinë, gjë që nuk është për t’u befasuar, si edhe as për lidhshmërinë e sasisë së kripës dhe sasisë së urinës.

Në të vërtetë, shtimi nuk ka ndodhur për shkak të asaj që më shumë lëngje merren, por, përkundrazi, marrja e lëngjeve është më e vogël, transmeton Telegrafi.

Kripa nxit mekanizmin për shfrytëzim racional të ujit në veshka. Përparësia e saj është se ajo, krahas hidratimit, ka ndikim pozitiv në shtypjen e gjakut dhe në sistemin kardiovaskular.

“Kjo për ne është goxha befasuese. Gjithë këtë proces duhet patjetër ta vështrojmë si aktivitet të përbashkët të mëlçisë, muskujve dhe veshkave”, thotë profesor Jans Tice.

Ai, arrin në përfundimin që kripa nuk është edhe aq e dëmshme siç është menduar më herët, nëse përdoret me maturi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar rekomandimin për marrjen ditore të kripës e cila do të duhej të jetë më pak se 5 gramë.

Sasia e rekomanduar e kripës do t’i ndihmojë organizmit që të luftojë me infeksionet, kështu që forcon imunitetin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori