LAJMI I FUNDIT:

Është rritur buxheti për pacientët me sëmundje të rralla në Maqedoni

Është rritur buxheti për pacientët me sëmundje të rralla në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Anja Bosilkova-Antovska, nënkryetare e Aleancës Kombëtare për Sëmundje të Rralla (AKSRr) thotë se me rritjen e buxhetit për personat të cilët kanë sëmundje të rralla, është bërë hap i madh për trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Sipas saj, në dy vitet e kaluar është bërë rritje e madhe e buxhetit. Në vitin 2018 ai ka qenë 224 milion denarë, ndërsa në vitin e kaluar ka qenë 380 milionë denar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Këto mjete janë dedikuar për më shumë se 500 pacientë, ndërsa në vend të regjistruar me sëmundje të rralla janë 46 pacientë. Pjesa më e madhe e këtyre (afër 68 përqind) janë të moshës nën 16-vjeçare, ndërsa mbi 65 përqind janë me terapi të rregullt.

Përkrah rritjes së buxhetit, nga viti i kaluar ka filluar të funksionojë edhe regjistri elektronik për personat me sëmundje të rralla, i cili përmban gjitha të dhënat bazike për pacientët, diagnozën e tyre, terapinë e nevojshme, klinikën adekuate në të cilën mjekohen, si dhe mjeku i cili kujdeset.

“Gjatë dy viteve të fundit është evidentuar se ka ndryshuar qasja e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj problemit të sëmundjeve të rralla. Përkrah vendosjes së regjistrit elektronik, rritjes së buxhetit, zgjerimit të listës së terapisë. është bërë edhe rritje e cilësisë së kyçjen e pacientëve të rinj me sëmundje të rralla”, thotë Anja Bosillkova-Antovska.

Sipas saj, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për komunikim me shoqatat e pacientëve dhe me qytetarët, duke shtuar se problemet dhe pengesat e personave me sëmundje të rralla janë vendosur për shqyrtim dhe po kërkohet zgjidhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori