“Është prej më të mëdhenjëve, për mua ma i madhi” - Bylbyl Sokoli flet për Luan Prekazin

Bylbyl Sokoli ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ndërsa mbështetet nga Golden Eagle dhe Air Munich.
Mes shumë temave të diskutuara, Sokoli foli edhe për lojtarët që sipas tij kanë lënë gjurmë në futbollin e Kosovës.
Ndonëse ekziston një listë e gjatë e këtyre futbollistëve, Sokoli e veçoi Luan Prekazin si të preferuarin e tij.
“Unë kam pasur nderin dhe fatin deri sa kam qenë në Obiliq të luaj me një emër të madh të futbollit tonë, me Luan Prekazin”.
“Luani ishte ka fundi i karrierës, kurse unë isha në fillim dhe bindja ime ndoshta ta shfrytëzoj rastin të them që Luani ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë të ish-Jugosllavisë, jo vetëm të Kosovës”.
“Me siguri prej më të mirëve të Kosovës, mendoj më i miri, por sido që të jetë, Luani ka qenë një emër i madh”, u shpreh tutje Sokoli.
Episodin e plotë me Bylbyl Sokolin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/



































