“Është një nga lojtarët më të mirë në botë”, Julian Alvarez lavdëron yllin e Barcelonës

Sulmuesi i Atletico Madridit dhe objektivi i Barcelonës, Julian Alvarez, e ka quajtur mesfushorin Pedri një nga lojtarët më të mirë në botë.
Ylli i Barcelonës ka treguar nivel të lartë tash e disa vite duke u cilësuar si një nga mefushorët më të mirë në botë. Megjithatë, Alvarez ka shkuar edhe më larg me deklaratat e tij.
“Për mua, Pedri, pa dyshim, është një nga lojtarët më të mirë në botë”, tha lojtari argjentinas.
Komentet e Alvarezit kanë nxitur spekulimet mbi të ardhmen e tij, me Barçën që po e ndjek me vëmendje situatën e tij te Atletico.

Ish-ylli i Manchester Cityt ka qenë në listën e dëshirave të presidentit të Barçës, Joan Laporta, për një kohë dhe një transferim i tij mund të shqyrtohet këtë verë.
Alvarez thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Wanda Metropolitano nëse skuadra e Diego Simeones nuk arrin të fitojë ndonjë trofe këtë sezon.
Do të ishte gjithashtu një diçka për t’u parë nëse Pedri dhe Alvarez do të luanin së bashku në Camp Nou. /Telegrafi/

















































