LAJMI I FUNDIT:

A është mjalti “vegan”

A është mjalti “vegan”

Ndonjëherë përgjigjet “e qarta” nuk janë edhe përgjigje të sakta.

Nëse nuk mendoni mirë që në fillim, me siguri do të thoni që mjalti është vegan, mirëpo – e keni gabim.


Mjaltin e marrim duke “shfrytëzuar” bletët, dhe gjatë atij procesi shëndeti dhe jeta e këtyre insekteve të dobishme mund të pësojnë, transmeton Telegrafi.

Bletët e bëjnë mjaltin që me të të ushqehen gjatë dimrit, ndërkaq kultivuesit e bletëve e grumbullojnë dhe në këmbim u japin spërkatje uji të sheqerosur i cili nuk është edhe aq i ushqyeshëm, as edhe aq i shëndetshëm për bletët.

Përveç kësaj, kultivimi selektiv i bletëve për të nxitur prodhimin e mjaltit është i dëmshëm për këtë lloj i cili edhe ashtu është i rrezikuar me ndotje.

Mirëpo metodën e vrazhdë të prerjes së krahëve amës së bletës disa bletarë e përdorin për të penguar luzmën dhe të shtohet rendimenti, përfundimisht është në kundërshtim me parimet e veganëve. /Telegrafi/