Është lojtari kryesor i ekipit, por Palmer merr një pagë qesharake tek Chelsea

Paga që merr Cole Palmer tek Chelsea është jashtëzakonisht e vogël nëse e krahasojmë atë me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij.
21-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur që prej transferimit të tij në ‘Stamford Bridge’ verën e kaluar, dhe ka dëshmuar veten si lojtari më i mirë i ekipit këtë sezon.
Ai së fundmi ka shënuar katër gola në fitoren tenistike të ‘Bluve’ me rezultat 6-0 ndaj Evertonit, duke çuar në 25 numrin e golave të shënuar këtë sezon.
Ajo që është e qartë është se Palmer do të jetë lojtari kryesor i Chelseat për të ardhmen, ndërsa ata do të synojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, është një çudi e madhe se si ai paguhet shumë më pak se sa disa nga bashkëlojtarët e tij.
Sipas Daily Star, Palmer përfiton rreth 800 mijë euro në javë, shifër kjo shumë më e vogël në krahasim me Raheem Sterling i cili përfiton 325 mijë euro.
Paga e tij e vogël me shumë gjasë është si rezultat sepse askush tek Chelsean nuk e ka parashikuar se ai do të ketë një sezon kaq të mirë debutues me klubin.
Çfarë dihet me siguri është se ai nuk ka marrë minuta të mjaftueshme tek City për të dëshmuar kualitetin që ka.
Klubi londinez me shumë mundësi do ta shpërblejë Palmerin me rritje të pagës në fund të sezonit, teksa The Mirror ka raportuar se klubi do të fillojë bisedimet me agjentët e tij para startit të Euro 2024./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit