LAJMI I FUNDIT:

“Është më konkrete se sa mendojnë njerëzit”, Italia ka ende një shans për të luajtur në Kupën e Botës “Katar 2022”

“Është më konkrete se sa mendojnë njerëzit”, Italia ka ende një shans për të luajtur në Kupën e Botës “Katar 2022”

Sipas autoriteteve italiane, Italia ka ende një shans për të luajtur në Botërorin e ardhshëm që do të mbahet këtë vit në Katar.

Skuadra e Roberto Mancinit nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2022 për herë të dytë radhazi pas humbjes 1-0 në “play-off” nga Maqedonia e Veriut në mars.

Por, kampionëve në fuqi të Evropës mund t’i jepet një vend në Katar nëse Ekuadori hiqet nga turneu.


Ekuadori është nën hetim nga FIFA mbi akuzat për paraqitjen e një lojtari të papërshtatshëm në kualifikimet e Kupës së Botës.

Kili vë dritë mbi "skandalin" që mund ta 'dridh' FIFA-n para fillimit të Katar 2022: Ekuadori dyshohet për mashtrim në listën e regjistrimit të lojtarëve
Lexo po ashtu Kili vë dritë mbi "skandalin" që mund ta 'dridh' FIFA-n para fillimit të Katar 2022: Ekuadori dyshohet për mashtrim në listën e regjistrimit të lojtarëve

Kili pretendon se Byron Castillo i Ekuadorit është në fakt kolumbian dhe ka falsifikuar moshën e tij.

Nëse është e vërtetë, rregullat e FIFA-s thonë se kombëtarja nga Amerika e Jugut mund të humbasë vendin e tyre në Kupën e Botës.

Franco Chimenti, një ish-anëtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI), është ende i kapur pas shpresës se katër herë fituesit e Kupës së Botës do të luajnë në Kupën e Botës dhe sheh një shans ‘konkret’.

“Ka ende një shans për të parë Italinë në Kupën e Botës dhe është më konkrete se sa mendojnë njerëzit”, ka thënë fillimisht Chimenti për Football Italia.

“Me sa duket, Ekuadori ka përdorur një lojtar që nuk lejohej të ishte në fushë dhe mund të paguajë për të”.

Së bashku me Kilin edhe Italia pret përfundimin e çështjes “Castillo”: Kush do të udhëtonte në Kampionatin Botëror në vend të Ekuadorit?
Lexo po ashtu Së bashku me Kilin edhe Italia pret përfundimin e çështjes “Castillo”: Kush do të udhëtonte në Kampionatin Botëror në vend të Ekuadorit?

Chimenti më pas shpjegon se si mund t’i ofrohet Italisë një rrugë kthimi në Kupën e Botës nga organi kryesor i futbollit botëror.

“Nëse ndodh, një vend tjetër duhet t’i zëvendësojë dhe rregullat e FIFA-s thonë se vendi më i lartë në renditjen e FIFA-s duhet të ftohet dhe për momentin, është Italia”, përfundoi Chimenti.

Italia, e cila fitoi Euro 2020 verën e kaluar, nuk ka qenë në një Kupë Bote që nga viti 2014. Ata humbën një vend në Rusi dhe, për momentin, nuk do të jenë në Katar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori