LAJMI I FUNDIT:

Është koha të ndaheni – pesë shenja që jua tregojnë këtë

Është koha të ndaheni – pesë shenja që jua tregojnë këtë
(Foto: Freepik)

Nëse dyshoni se dashuria juaj me partnerin ka marrë fund, me disa shenja të pagabueshme mund të dalloni nëse lidhja juaj ka një të ardhme apo është koha ta përfundoni atë.

Problemet e komunikimit, pabarazia, dyshimet – e gjithë kjo mund të jetë një shenjë se marrëdhënia juaj po merr fund. Nëse ende po mendoni se duhet të ndaheni me dikë, ne ju sjellim pesë shenja të pamohueshme se është koha për të ecur përpara.


Nuk ka komunikim të shëndetshëm

Marrëdhëniet janë shumë intensive dhe shumë personale, derisa pjesa kryesore e ruajtjes së një marrëdhënie të shëndetshme është komunikimi. Kur lindin probleme, është e rëndësishme t’u përgjigjeni atyre drejtpërdrejt, me mendime të artikuluara qartë dhe me një kuptim të ndërsjellë të asaj që është thënë. Është e rëndësishme që të japësh dhe të marrësh për të përmbushur të gjitha nevojat dhe për t’i bërë palët të ndihen të sigurt në një marrëdhënie.

Lidhjet që përfundojnë zakonisht përfshijnë njerëz që nuk mund të komunikojnë më. Ata nuk janë në gjendje të flasin për ndjenjat e tyre dhe nuk janë në gjendje t’i dëgjojnë të tjerët duke folur për ndjenjat e tyre.

Nëse jeni në një marrëdhënie pa komunikim të shëndetshëm, në një marrëdhënie në të cilën nuk ndiheni të sigurt për t’i ndarë ndjenjat tuaja, atëherë ndoshta është koha të ndaheni.

Sinjale të përziera

Nëse partneri juaj vazhdimisht “ndryshon disponimin” dhe herë është i ngrohtë e herë i ftohtë, kjo mund të jetë një shenjë se dashuria ka marrë fund dhe se pala tjetër nuk është plotësisht e sigurt nëse dëshiron të vazhdojë ta ruajë marrëdhënien në të ardhmen.

Njerëzit në marrëdhënie të shëndetshme zakonisht e trajtojnë njëri-tjetrin me respekt. Ata janë në përputhje me ndjenjat e tyre dhe të sinqertë me sjelljen e tyre. Nëse vazhdimisht ndiheni të pakëndshëm dhe të shqetësuar për shkak të partnerit, është padyshim një shenjë se është koha ta lini të shkojë.

(Foto: Everypixel)

Përsëritja e problemit

A jeni ju dhe partneri vazhdimisht në një rreth ngritjesh dhe rëniesh? A ka ditë kur ndiheni “si dikur” dhe pastaj ditë kur marrëdhëniet janë aq të këqija sa doni të qani?

Nëse partneri juaj ju thotë se ka nevojë për hapësirë dhe nëse grindjet janë të shpeshta dhe ju mendoni se modeli i sjelljes përsëritet vazhdimisht, është koha të ndaheni me dikë për shkak të të cilit ndiheni kështu dhe të vazhdoni përpara.

Po qëndroni për arsye të gabuara?

Jini të sinqertë. A mendoni ndonjëherë se thjesht nuk mund ta lini një person sepse besoni se nëse e bëni, nuk do të dashuroni më kurrë ose nuk do t’u dojë më askush? Ndoshta ndiheni sikur keni investuar kaq shumë kohë në këtë person dhe nuk besoni të hiqni dorë?

Nëse qëndroni në një lidhje për ndonjë arsye tjetër përveç faktit se e doni dhe jeni të lumtur me partnerët tuaj dhe kush janë ata për momentin, atëherë ju po qëndroni për arsye të gabuara.

Ju nuk keni jetë personale

Është shumë e rëndësishme që lumturinë tuaj mos ta lidhni ekskluzivisht me partnerin. Një marrëdhënie e tillë është kryesisht e sëmurë dhe mund të lërë pasoja të thella në psikikë pas një ndarjeje.

Po ashtu, është shumë e rëndësishme që pasi të filloni një lidhje, të mbani detyrime dhe gjëra që janë vetëm tuajat dhe nuk kanë lidhje me partnerin tuaj. Nëse keni humbur dhe jeta juaj është jashtë kontrollit, mund të jetë koha ta përfundoni marrëdhënien me dikë që e shkaktoi atë. /Telegrafi/