LAJMI I FUNDIT:

Është koha e duhur ta lini fantazinë të lirë dhe – të fitoni para: Mësoni të inicioni një blog

Është koha e duhur ta lini fantazinë të lirë dhe – të fitoni para: Mësoni të inicioni një blog

Shumica flasin që ky është momenti i duhur të bëjnë atë që gjithmonë kemi dëshiruar, ndërsa për të nuk kemi pasur kohë

Mbase është mu kjo, për ju, të inicioni një blog?

Zgjedhja e madhe është para jush: faqe biznesi, web-shoping, faqe edukative, faqe personale, faqe argëtimi (“YouTube”), news-portale, faqe portffolio dhe, natyrisht – blog, transmeton Telegrafi.


Për fillim, duhet të blini web-hosting, vend në internet ku do të gjendet faqja juaj, që kushton vetëm dy euro e gjysmë në muaj, si edhe domenin i cili është i lidhur me hostingun, nëpërmjet të cilit njerëzit mund t’i qasen përmbajtjes së blogut.

Hapi tjetër është zgjedhja e shërbimit që dëshiron të përdorësh. Një blog mund të hapet në Blogger.com, sherbim i ofruar nga Google, WordPress.com, typepad.com ose tumblr.com

Secili mundet në mënyrë të thjeshtë dhe pa ndonjë dijeni të veçantë teknike mund të tregojë mendimin e vet.

Përmbajtjet mjaft shpesh ndërrohen dhe kjo i bën web-ditaret mjaft të popullarizuara.

– Në fillim mund të shkruani për tema të ndryshme, ndërsa rekomandimi është që blogu me tematikën e vet të pozicionohet në ndonjë sferë të ngushtë, në të cilën keni më shumë përvojë dhe dituri.

Me kalimin e kohës, duke u zhvilluar blogu, pasuroheni me dituri dhe përvoja të reja, dhe kjo mund të zhvillohet në biznes të vërtetë.

Me fjalë të tjera, blogu i zakonshëm mund t’ju sjellë fitim më të lartë se paga mujore.

Edhe pse mund të shkruani për shpirtin tuaj edhe ditar në blogun tuaj, nëse dëshironi të fitoni, duhet të dini që njerëzit kërkojnë përgjigje të pyetjeve të cilat u interesojnë dhe zgjidhje për problemet e tyre.

Si të bëhet fitimprurës?

Fillimi i një blogu nuk është një punë e vështirë, por gjenerimi i të ardhurave nëpërmjet blogut tuaj është.

Është e qartë se nuk jeni vetëm. Miliona njerëz provojnë dorën e tyre në blog, por jo të gjithë arrijnë të gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme nga përpjekjet e tyre.

– Mënyrat më të popullarizuara për të fituar para nga web-faqja janë: publikimi i reklamave, shitja e produkteve digjitale, rekomandimi i produkteve…

Nëse jeni të gatshëm të investoni kohë dhe përpjekje, ju mund të qëndroni këmbëngulës dhe gjatë viteve me siguri do të krijoni të ardhura të konsiderueshme në internet.

Mirëpo nëse fitimi nuk është arsye primare e fillimit të blogut, gjithsesi do të jeni të kënaqur për shkak të paraqitjes së ideve tuaja, mendimeve dhe ndjenjave, ndërkaq aty është edhe ndihma që jua ofroni njerëzve me dijen tuaj, rritja e ndikimit në bashkësi dhe lidhja me bashkëmendimtarët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Bëje vet
Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Lule
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Kalo në kategori