LAJMI I FUNDIT:

A është kjo zgjidhja e duhur për “heqjen e frikës së shoferëve” nga rrethrrotullimet?

A është kjo zgjidhja e duhur për “heqjen e frikës së shoferëve” nga rrethrrotullimet?

Jo një numër i vogël i shoferëve, madje edhe nga ata më me përvojë, janë të kujdesshëm në rrethrrotullime – sepse në disa raste ata madje edhe kanë “frikë” prej tyre.

Siç edhe dihet, problemet e tyre shpesh shkaktohen nga rirregullimi brenda rrethrrotullimit, pasi ata shpesh janë në dyshim se cili automjet ka përparësi.


Kjo është arsyeja pse nuk është e pazakontë që konfuzione të tilla të çojnë në aksidente të lehta ose të rënda trafiku, përcjell Telegrafi.

Kështu që, për të parandaluar aksidentet e tilla dhe për ta bërë trafikun më të sigurt, ekspertët holandezë shpikën të ashtuquajturin “turbo-rrethrrotullim” të cilët shpejt filluan të përdoren edhe në vendet tjera.

Kjo “udhëkryq” dallohet nga fakti se, para se të hyni në të, por edhe në vetë rrethrrotullimin, sinjalet e trafikut përcaktojnë saktësisht se në cilën korsi duhet të lëviz një automjet, deri të dalë nga ai. /Telegrafi/