Ish-ylli i UFC, Magomed Bibulatov, e ka nokautuar kundërshtarin e tij me një rrotullim fantastik dhe goditje me këmbë.

Ditë më parë, 32-vjeçari është përballur me brazilianin Rodrigo Praia në kuadër të ‘ACA 112’ në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozny.


Mirëpo, dueli ka zgjatur pak më shumë se një minutë kur ylli me origjinë çeçene tregoi aftësitë e tij atletike dhe akrobatike.

bibulatov2 (Foto: Screenshot/Rage MMA)

Pas disa goditjeve ndaj kundërshtarit, Bibulatov bëri rrotullimin befasues dhe e goditi me këmbën e djathtë në fytyrë duke e rrëzuar menjëherë.

Pasi 29-vjeçari Praia ra në dysheme në atë mënyrë, gjyqtari e ndërpreu menjëherë meçin që nënkuptonte fitore për Bibulatov. /Telegrafi/

https://twitter.com/MMA_Rage/status/1312820592580714496

bibulatov1 (Foto: Screenshot/Rage MMA)

telegrafi sport app