LAJMI I FUNDIT:

A është e sigurt pudra e bebeve?

A është e sigurt pudra e bebeve?

Prindërit e përdorin kundër skuqjeve dhe ja pse ekspertët nuk e rekomandojnë

Gjithsesi ka alternativa më të mira.


Edhe pse shumica e prindërve e përdorin për të penguar skuqjet nga pelenat te bebet, ekspertët thonë që pudra e bebeve nuk është zgjidhje ideale.

Akademia Amerikane e Pediatrisë u sugjeron prindërve që për bebet e tyre të mos përdorin pudra, sepse ato vërtet nuk janë të nevojshme, ato ndonjëherë mund edhe të acarojnë lëkurën e bebeve edhe ashtu të ndjeshme.

Pudra e bebeve mund të jetë e dëmshme edhe për vogëlushët nëse thithet shumë, transmeton Telegrafi.

Pudra e bebeve, me bazë qullin e misrit, gjithashtu mund të jetë problematike, sepse përbërësi i saj kryesor mund të përkeqësojë skuqjen nga pelenat të shkaktuar me candida.

Kur i shikoni të gjitha arsyet, më së miri është të mos e përdorni pudrën e bebeve, aq më parë për shkak që ka mënyra të tjera më të sigurta dhe më efikase që të pengohet skuqja e shkaktuar nga pelenat.

Si mund të parandaloj skuqjen pa pudër pluhur?

Këtu janë disa truke për të parandaluar skuqjen:

1. Ndryshoni shpesh pelenat e bebes

2. Nëse është e mundur, mos i vendosni menjëherë pelenën, por lërini të jenë të zhveshura për disa minuta para se t’i vendosni një pelenë të pastër. Kjo do të ndihmojë lëkurën e tyre të rikuperohet.

3. Kur lëkura e foshnjës të jetë tharë plotësisht, aplikoni një krem me bazë oksid zinku nëse ka skuqje. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Gabimet të cilat duhet t’i shmangni për t’u dukur magjepse në çdo foto

Gabimet të cilat duhet t’i shmangni për t’u dukur magjepse në çdo foto

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori