LAJMI I FUNDIT:

“Është e pabesueshme, dështim dhe sabotim i qëllimshëm”- politikanët reagojnë pas anulimit të “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë

“Është e pabesueshme, dështim dhe sabotim i qëllimshëm”- politikanët reagojnë pas anulimit të “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë

“Sunny Hill Festival 2022” tashmë u bë e ditur se do të ketë një lokacion të ri pas anulimit në Prishtinë.

Festivali u tha se do të zhvendoset në Tiranë për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës.

MAPL po ashtu bëri një sqarim në lidhje me dhënien e pronës duke ia lënë fajin Komunës së Prishtinës.


Megjithatë, zhvendosja e “Sunny Hill Festival” në Tiranë nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e artistëve e po ashtu edhe politikanëve.

MAPL: Sqarim lidhur me procesin e vlerësimit të vendimit lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale “The Sunny Hill”
Lexo po ashtu MAPL: Sqarim lidhur me procesin e vlerësimit të vendimit lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale “The Sunny Hill”

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Besnik Tahiri, Vlora Çitaku dhe Lutfi Haziri – janë disa prej politikanëve që kanë reaguar në lidhje me anulimin e “Sunny Hill”.

Memli Krasniqi – Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

“Në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë.

Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë.

Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp!”.

Lumir Abdixhiku – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

“Kjo Qeveri nuk di të krijojë e ndërtojë, por ajo nuk i lejon as të tjerët të krijojnë e ndërtojnë. Sot, refuzimi paranoik i pushtetit të Kurtit i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë.

Detyrimi për largim i festivalit “Sunny Hill”, ngjarjes që vendoste Kosovën në hartën kulturore botërore, është skandal i pariparueshëm për vendin tonë. Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, është shuarje e mundësisë për të rinjtë e të rejat tona që megjithatë afër vetes kishin një ngjarje që shumë shtete do ta donin. Shteti ynë paranoik këtë ngjarje nuk e do.
Ata bënë çmos të refuzojnë vendimin e qeverisjes së LDK-së në asamblenë e kryeqytetit për të mbajtur një ngjarje si kjo në Kosovë përherë.

Kjo politikë paranoike, është vazhdimësi e zymtësisë politike që popullistët e pushtetit në çdo hap të tyre po e prodhojnë. Këtë Kosovë të shpërfytyruar të tyre, qytetarët tanë nuk e meritojnë”.

Besnik Tahiri – Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

“Sot, paradite fola për vendimmarrjen shumë të ngadalshme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar më kqyrke çka po them!!!!

Tash qe edhe deklarata zyrtare që në mungesë të ekspedivitetit dhe dinamikës së mirëfilltë në punë, e humbëm një festival që e patëm në promovim të Kosovës – atë të Sunny Hill. Shkoi në Tiranë!!!!

Me këtë qasje totalisht fëmijërore dhe joserioze, se di ku është nisur kjo qeveri.

Dorëheqje për ‘Qeverinë Breshka’”.

Vlora Çitaku – Nënkryetare e PDK-së

“Dua Lipa është yll botëror! I mbushë stadiumet kudo në botë. Secili kryeqytet në botë kish me e pasë lakmi Sunny Hill Festival. Ama bash secili.

Hiq ma larg se para pak ditësh, Kryeministri i Luksemburgut na foli në Dublin për Duan, Dugin, dhe dëshirën e tij për të ardhë ne festival në Prishtinë. Bile, me mburrje na e tregonte një foto me yllin tonë.

Kosova ka nevojë për Duan, jo Dua për ne.

Dështim dhe sabotim i qëllimshëm nga ana e Qeverisë”.

Lutfi Haziri – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

“Është e drejtë e Komunës me e dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival qysh është Sunny Hill.

Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hillin, me e mbajtë në vendlindje.

Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës.

Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës këtë vlerë, me përmasa ndërkombëtare!”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori