Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 është rritur për 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Në tremujorin e katërt të vitit 2025, rritje më e madhe është shënuar në sektorët G – Ndërtimtari me 14,6 për qind dhe K dhe L – Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; veprimtari administrative dhe shërbime mbështetëse me 8,1 për qind. Konsumi final në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht është rritur për 6,4 për qind, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e PBB-së është 77,9 për qind.


Investimet bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht janë rritur për 5.0 për qind, si rezultat i rritjes së investimeve bruto në mjete themelore.

Sipas të dhënave të rregulluara sezonalisht dhe kalendarikisht, norma e rritjes së PBB-së në tremujorin e katërt të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, është 3,4 për qind.