Sulmuesi Ernest Muçi po e vazhdon formën fantastike te Trabzonspori.

Ylli shqiptar shënoi pas vetëm gjashtë minutave lojë për të zhbllokuar epërsinë në derbin ndaj Fenerbahces.


Pasi mori një pasim të gjatë, Muçi e finalizoi për mrekulli me një parabolë të shkëlqyer (6’).

Ndërkohë, Fenerbahce arriti të kthehet në lojë përmes Talisca, me epilogun aktual që është 1-1./Telegrafi

telegrafi sport app