Cineplexx më 6 shkurt do e mbajë premierën e komedisë së re shqiptare “I Love Tropoja”, me aktorët e filmit prezent në kinema.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili mbetet filmi më i shikuar në Cineplexx me afër 39 mijë bileta të shitura, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja”, film i cili do ta mbajë premierën me datën 6 shkurt në kinemanë në Prishtinë.


Për këtë premierë, Cineplexx organizon një event “Comedy Night”, ku do të jenë të pranishëm edhe aktorët e filmit, Ermal Mamaqi, Enca Haxhia, Ariola Demiri, Julian Deda, Marjana Kondi, Irgen Çela, etj.

Ky event do të fillojë nga ora 18:30, ndërsa biletat janë në shitje dhe mund t’i bleni çdo ditë në të dy kinematë në Prishtinë dhe Prizren.

Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por çuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij. Gjate kalimit të kohës ai kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar. Njerëzit nuk janë të egër dhe nuk ka rreziqe që i kanosin jetën, madje ashtu papritur ai gjen dashurinë e jetës së tij.

Filmi vjen nën regjinë e Ermal Mamaqi, ndërsa ai po ashtu luan një nga rolet kryesore në këtë film, së bashku me aktoret Enca Haxhia dhe Ariola Demiri.

foto 1

Për këtë film, ndryshe nga kinemaja në Prishtinë, Cineplexx në kinemanë në Prizren do ta ketë pre-premierën e filmit, më 5 shkurt, me eventin “Comedy Night”.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, vizitojeni webfaqën e Cineplexx.